Showbizz

Kapen mat krah njëri-tjetrit! Mos vallë Bora Zemani dhe Donald Veshaj konfirmuan ribashkimin?

Bora shkriu…Koha dhe Dielli ia dëgjuan lutjet Donaldit dhe e bënë moderatoren t’i japë një shans të dytë.

Ata kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti. Dhe kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit. Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku.