Showbizz

Plagosje në lokalin e Noizyt/ Dinamika e ngjarjes së rëndë ku u përfshi emri i njohur i politikës

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në një lokal i cili është në pronësi të reperit të njohur Noizy.

Si pasojë e sulmit të ndodhur mesditën e sotme, është plagosur Ardit Kërtusha, ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës.

Sipas burimeve të Panorama.al ka qenë një person me kapele i cili është afruar pranë Kërtushës duke e qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, ndërkohë që pas plagosjes Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Blutë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.