Showbizz

Momenti i Monikës/ Aktorja ironizon krisjen e miqësisë midis Ilirit dhe Sabianit: Gjylja e madhe plasi, shytttt mos lehhh më

“Iliri ka përfituar nga unë” ishte fraza e thënë nga Sabiani që na la të gjithëve të kuptojmë që miqësisë së famshme i erdhi fundi.

Ky detaj u pasua më pas me veprimin e balerinit Ilir Shaqirit, i cili nuk e uroi këngëtarin publikisht ditën e tij të lindjes. Tani është momenti i Monika Lubonjës për të ngacmuar dhe për ta përdorur këtë situatë në favor të saj. Dhe kështu ka ndodhur.

Gjatë ditës së sotme ajo ka ironizuar prishjen e miqësisë mes Ilirit dhe Sabianit. Aktorja ka reaguar me anë të një videoje ku duket me qenin e saj. Ajo me fjalë të tjera ka “thumbuar” dyshen duke ironizuar faktin që miqësia e tyre nuk i afrohej as asaj me qenin.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më. “Gjylja e madhe plasi, e unë s’kam çtë bej tjetër ,veçse të qesh,”- ka shkruar Lubonja poshtë videos së saj.