Showbizz

Adrola Dushi jep një mesazh publik për Fifin dhe Adisin dhe zbulon me kë është në lidhje

Me një buzëqeshje dhe pa asnjë siklet, Adrola Dushi uroi publikisht Filloreta Raçin e njohur si Fifi dhe ish-bashkëshortin e saj Adis Patushi për romancën e tyre.

Ish-bashkëshorti i modeles, me të cilin ajo ka një djalë, ka nisur prej disa muajsh një lidhje me këngëtaren e njohur, ku çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar për publikun dhe shpesh herë ndajnë foto apo video romantike së bashku.

E ftuar në “Më lër të flas”, Adrola u pyet nëse e ka uruar çiftin, gjë që duket se ajo nuk e kishte bërë. “A doni t’i uroj tani? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit.”– u shpreh ajo. Adrola dhe Adisi u bënë për herë të parë prindër të një djali por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.

E pyetur nëse është në një marrëdhënie, Adrola refuzoi të jepte një përgjigje duke thënë deklaratën tipike: “Jam në dashuri me veten”.

Duke folur për të birin, Adrola u shpreh se pengu i saj i vetëm është se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm me të. Teksa shtoi se po përpiqet të jetojnë bashkë pa shkëputje për shkak të angazhimeve të saj. “Nuk e kam kohën maksimale me Troin. Tani jemi afruar shumë por e di nevojën që ka ai për nënën. Po mundohem të bëj maksimumin që shumë shpejt të jetoj pa lëvizur me të. Kur jemi bashkë jemi shumë të lumtur. Unë i vetmi pishman që kam, është që nuk kaloj dot kohën e plotë me të.”

Adrola ndau edhe një histori të para shumë viteve me një djalë në Tiranë. Ajo tha se e ka shumë bezdi ta prekin njerëzit. “Në 2004 dikush erdhi më preku. Kisha dhe një shishe në dorë. Jam nisur por nuk e godita dot. Por do bëja skandal. U nisa për ta shkëlyer.”-tregoi Adrola.

Pavarësisht se duket shumë e buzëqeshur, në fakt kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë. Adrola tha se ka kaluar shumë gjëra jo të mira që e kanë ndihmuar të rritet. “Shumë gjëra jo të mira kam kaluar para pak kohësh. Por tani ndihem më e rritur më e fortë dhe deridiku e parrëzueshme.”-tha ajo.