Showbizz

Nuk arriti të çonte Shqipërinë në finale, vjen reagimi i parë i Ronela Hajatit: Unë fitova publikun, ata kanë…

Ronela Hajati nuk shkoi dot në finalen e Eurovizion 2022. Duket se kjo nuk e ka dëshpëruar aspak këngëtaren e cila e kishte nisur këtë rrugëtim me shumë vrull. Pasi mësoi se nuk do të mund të shkojë në finale, Ronela ndau me publikun një foto dhe një mesazh. Përkah selfie, me disa nga balerinët e saj, Ronela shkruan se edhe nëse do të shkonte në finale, do të ishte e fundit në listë. Po ashtu, ajo është e bindur se ka fituar zemrën e publikut.

Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret” çeli mbrëmjen e kaluar festivalin më të madh muzikor Europian, Eurovision, por nuk është kualifikuar në FINALE. Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.