Politics

Konflikti Rama-Panariti/ Elona Guri: Disa pranojnë të bëhen pështyma e Edi Ramës…

Anëtarja e kryesisë së LSI-së Elona Guri, ka reaguar në një status në rrjetin social ‘Facebook’ teksa theksoi se “disa njerëz zgjedhin të bëhen me vullnet të plotë pështyma e Edi Ramës”.

Ky reagim i i Gurit, vjen menjëherë pas konfliktit mes Luan Ramës dhe Edmond Panaritit, të cilët polemizuan lidhur me gjendjen shëndetësore të kompozitorit Limos Dizdari.

Disa pranojnë me vetëdije të bëhen pështyma e Edi Ramës. Të neveritshëm deri në ekzistencën e qënie së tyre. Kaq borxh janë sa vazhdojnë të përdoren edhe pas 25 prillit” ka shkruar Guri.