Showbizz

Debate dhe akuza të rënda. Rrushja merr vendimin përfundimtar për Astritin

Rrushja ka thënë fjalën e fundit për Astritin duke hequr dorë prej tij.

Si fillim, ai realizoi një përballje me Alesian e cila e akuzoi se është mashtrues. Ajo tha se Astriti ka folur keq për Rrushen dhe madje e akuzoi se mes tyre ka patur diçka.

Nga ana tjetër, Astriti tha se nuk ka patur asgjë me Rrushen dhe se Alesia ka gënjyer pasi ai nuk ka tentuar t’i afrohet. (Alesia e akuzoi më parë se ai ka tentuar ta prekë në makinë)

Pas këtij debati Rrushja tha se heq dorë prej tij se nuk i beson dhe se Astriti është sjellë shumë keq me të.

Debati i plotë

Alesia: Që je mashtrues e kam marrë vesh. Dua tu kthehem dyshimeve që kam mbi ty. Ke pasur kontakte kur ke qenë në takime me mua?

Astrit: Eksperienca ime ka qenë e gjatë dhe me shumë ulje-ngritje. Nuk kam dashur të ul asnjë femër edhe pse debatet kanë degraduar. Pëlqimi im ndaj teje ka qenë i vërtetë por ti ndryshove dhe… Nuk kam patur kontakte me Rrushen në atë kohë.

Rrushja: Më ke shkruar, por unë nuk të kam kthyer. Ndaj jam mosbesuese.

Astriti: Asnjëherë!

Alesia: A është Rrushja e dashura jote? A keni patur ndonjë gjë bashkë?

Astriti: Kurrë! As ty nuk të jam afruar. Ti ke gënjyer dhe ke thënë kot. Betohem për babain. E ka pa gjithë Shqipëria gjestin tënd ndaj meje. Je femra që më ke zhgënjyer më shumë. Je mashtruese.

Rrushja: Të zgjodha ty në përballje me Kriston por ke ndryshuar. Prisja të ishte Astriti i takimit të parë. Ndjesitë shihen. Prisja që të ishte më real me Alesian dhe ti ke shkuar më ke sharë te ajo. Ta dhashë shansin e dytë dhe të thashë të mos më zhgënjesh. Duhet të fitosh besimin dhe ti nuk po e bën. Nuk jam me ty. Mua nuk më ke.