Showbizz

Detaji që nuk u vu re! Si Donald Veshaj bëri pjesë të emisionit videon e Bora Zemanit për 3-vjetorin e lidhjes së tyre

Ata ndan rrugët që pas emisionit “3shat” që moderonin bashkë, por në dy episodet e para të emisionit të ri Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj duket se kanë ende pjesë të emisionit “Më lër të flas” Bora Zemanin.

Është komentuar shumë fakti se ata e kanë përmendur moderatoren kaq shumë saqë në mediat sociale programit iu vendos me ironi edhe emri “Më lër të flas për Borën”. Në episodin e parë dy vëllezërit risollën skenën e puthjes së famshme të Donaldit me Borën e më pas gjatë një loje, Romeo pyet aktorin se “Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”.

“Një këngëtare që bëhet moderatore?” u përgjigj ai dhe ndjekësit e tyre e dinë mirë se Bora ka kënduar më parë. Më tej Donaldi pranoi që kënga e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel, ndërsa i pyetur për emrin e vajzës më seksi shqiptare ai tha ‘Bora’ e më pas shtoi ‘Muzhaqi’.

E nëse menduat se në puntatën e dytë të emisionit ata do ‘e linin Borën jashtë’, gabuat. Së fundmi ndjekësit kanë vënë re se ka qenë një moment gjatë puntatës së fundit që nuk u vu re nga publiku e që kishte të bënte me dhuratën që Donaldi i dërgoi Borës në përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre kur ishte ende në “Big Brother VIP”.

Gjatë kohës që Donaldi ishte duke folur për personat të cilët në rrjete sociale paraqiten me adresa fals për të ofenduar, në një video shihej dora e moderatores, teksa nxjerr nga kutia e çokollatave varësen që i hodhi Donaldi nga muri brenda shtëpisë.

Duket se pasi e përmendën në episodin e parë, e bën pjesë me figurë në episodin e dytë. Tani ndjekësit presin nëse Bora do jetë e ftuar në emisionin e tyre…