Showbizz

“Gënjeshtra, gjithçka e montuar!”/ Dj Pm “nxjerr zbuluar” Sarah Berishën dhe Kledi Hysën

Pas daljes nga Big Brother VIP, disa nga ish-banorët duket se kanë ruajtur raportet miqësore, ku nuk mungojnë postimet e përbashkëta në rrjetet sociale.

Megjithëse Sarah Berisha dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë të rezervuar rreth lidhjes së tyre, ata postojnë në rrjetet sociale. Në postimin e fundit të blogeres duke se çifti janë takuar me Kledi Hysën, një tjetër ish-banor i BBV.

Sarah po i bën një video Kledit, ndërsa ai është i përqendruar në celularin e tij. Nga ana tjetër Dj Pm i thotë se ka kuptuar se gjithçka është e planifikuar pasi dëgjoi partneren e tij duke i thënë që të sillet sikur nuk e ka mendjen.

“Më shpëtoni nga këta të dy”– shkruan Sarah krahas videos.

Sarah tha disa kohë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Dyshja ka takuar familjarët e njëri-tjetrit por ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.