Showbizz

“Ishin procedura që nuk i pamë!” PM ironizon produksionin e “Big Brother VIP” dhe flet për martesën

U diskutua shumë ndarja e Pajtim Krasniqit dhe Arbër Gumnishta, të njohur si DJ PM dhe Dagz, gjatë “Big Brother VIP”, e duket se edhe PM nuk është shumë i qartë rreth kësaj gjëje.

Ndonëse artisti nuk ka folur publikisht për pakënaqësitë që mund të ketë në intervistën e fundit ka lënë të kuptohet se ndoshta nuk ka qenë ‘publiku’ ai që ka vendosur për daljen e tij.

I ftuar në “Barber Shok” në RTV Dukagjini, Pajtimi tha se nuk e dinin që produksioni mund t’i ndante pas daljes por vetëm kur ishin pjesë e shtëpisë së famshme. Sakaq, kur përmend se publiku votoi për daljen e tyre, ai bën me dorë shenjën e thonjëzave duke nënkuptuar se nuk ka qenë publiku i vërtetë që vendosi për daljen e tyre.

“Hymë si pako por aty ishin disa procedura që ne nuk i pamë. Se në kontratë na kanë specifikuar se gjatë rrugëtimin mund të ju ndajmë, por nuk e dinim që kur të na nxjerrnin jashtë mund të na ndanin. Na pyeti Arbana disa herë Arbana nëse donim të ndaheshim dhe thamë jo. Por kur dolën publiku që kishte vendosur të na hiqte, njëri duhet të kthehej dhe u kthye Dagz. Publiku vendosi dhe u kthye.”– u shpreh ai.

Ky detaj nuk i shpëtoi as moderatorit Fis Juniku i cili insistoi: “Domethënë publiku ka vendosur?” teksa Pajtimi shtoi: “Publiku ka vendosur në bazë të informatave që të jepnin ata se publiku për atë voton. Kështu që publiku ka vendosur.” Dhe nuk mund të themi se në deklaratën e tij nuk kishte nota ironie.

Lojtës Videosh

00:0000:02


Ndërkohë, i pyetur nëse është ende me Sarah-n ai tha “Normal që jam.”, mirëpo duket se planet për dasmë janë më të largëta nga sa menduam. Batutës së moderatorit për ta ftuar në dasmë, DJ i njohur iu përgjigjë: “Nëse martohem ndonjëherë normal që do të ftoj. Ajo është diçka që dihet.”

Epo, ndoshta PM dhe Sarah thjesht bashkëjetojnë dhe nuk bëjnë dasmë. Në fakt çifti ka treguar se i kanë marrë gjërat shtuar. Ata kanë zgjedhur mos të postojnë së bashku në rrjetet sociale duke e shijuar lidhjen në privatësi. Ndonëse janë shpesh bashkë çifti i parë i këtij edicioni të “Big Brother VIP” preferojnë të qëndrojnë ‘sekret’. Sarah ka treguar në intervista të ndryshme se ende nuk i kanë bërë gjërat zyrtare me familjarët e tyre ndonëse janë takuar me familjet e njëri-tjetrit.