Showbizz

Vargjet e dedikuara për Bora Zemanin në këngën e fundit, por Donald Veshaj nuk e la me kaq. Ja cili është detaji që na shpëtoi të gjithëve

Donald Veshaj ka publikuar së fundmi këngën e tij të re në bashkëpunim me vëllain e tij binjak, Romeo Veshajn dhe këngëtarin Elgit Doda të titulluar “Picasso”. Duke pasur parasysh trekëndëshin e dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj, kjo këngë pritej të kishte edhe fjalë dedikuar njërës nga ish të dashurave të tij.

Dhe mesa duket telenovela e dashurisë nuk ka ndërmend të përfundojë. Fansat janë të bindur se aktori i humorit ia ka dedikuar këngën sërish moderatores nëpërmjet vargjeve ku duket qartatzi së ai ndihet i penduar.

Pjesë nga teksti i Donaldit:

“Ma tha truri për me t’puth

Ma tha truri për me t’humb

Ma tha truri për me t’lut

Ma tha truri për me vujt”

Në klipin e mëparshëm të Donaldit “Nuk je” u vu re detaji me numrin ‘5’ i cili është përvjetori i lidhjes së Donaldit dhe Borës. Teksa ishte në Big Brother VIP, aktori zbuloi se ata kanë nisur romancën e tyre në 5 nëntor të 2018.

Mirëpo këngëtari nuk i ka lënë detajet edhe në klipin e fundit. Ajo që na ka shpëtuar të gjithëve është që në një pjesë të videos Donaldi duket se ndodhet brenda një kishe. Por çfarë kuptimi ka kjo?

Në rrjet po qarkullon një video gjatë qëndrimit të tij në ‘BBVIP’, ku zbulon se ai dhe Bora janë takuar për herë të parë në një kishë.