Uncategorized

Një muaj pas daljes nga ‘Për’puthen’, çfarë po ndodh mes Bruno Shemshos dhe Floriana Gjinit

Bruno dhe Floriana u larguan një muaj më parë si çift nga “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.

Këtë periudhë janë shfaqur në shumë intervista ku nuk kanë munguar as skenat e xhelozisë. Ata kanë treguar se nuk jetojnë bashkë dhe se lidhja e tyre është ende në fazat e para.

Dy ish-konkurrentët nuk publikojnë shpesh bashkë në rrjetet sociale, duke krijuar aludime tek ndjekësit. Por, si po shkon lidhja e tyre? Duket se çdo gjë është shumë mirë dhe ata janë mëse të lumtur.

Bruno ka publikuar një video krah Anës në rrjete sociale ku shfaqen duke drekuar dhe të buzëqeshur. Kështu ai ka shuar çdo dyshim për marrëdhënien e tyre.

Ata janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë. Më parë Bashkimi dhe Alvisa u larguan bashkë. Por, i dhanë fund lidhjes pak javë më pas. Pas Brunos dhe Florjanës dolën edhe Mikela dhe Erjoni.

Bruno është një ndër konkurrentët që ka pasur më shumë takime në këtë sezon të “Për’puthen”. Ai ka nisur takimet me Alvisën, Mikelën, Efin dhe në fund Florianën. Njohjet e mëparshme kanë nisur mirë dhe Bruno është treguar i afërt sidomos me Mikelën dhe Efin, por më pas, për disa arsye, njohjet janë ndërprerë. Pas hyrjes së konkurrentes së re, ai u fokusua tek ajo.