Uncategorized

Dikur Beatrix Ramosaj bëhej xheloze për të dhe Donald Veshajn, Sarah Berisha surprizon me veprimin e fundit për këngëtaren

Beatrix Ramosaj ka publikuar ditën e djeshme këngën e saj të re dhe një nga personat që e ka mbështetur ka qenë Sarah Berisha e cila ka surprpizuar ndjekësit me veprimin e saj.

Teksa e ka rishpërndarë në Instastory, Sarah shkroi “Urime” duke etiketuar Beatrix dhe Dj Geek. Dy vajzat nuk kanë patur një raport shumë të bukur kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Beatrix ka shprehur shpesh xhelozi për raportin e blogeres dhe Donaldit.

Madje ato kanë debatuar edhe ashpër me njëra-tjetrën duke futur edhe Donaldin në mes i cili mbajti anën e Sarah, gjë që nuk u prit mirë nga këngëtarja. Pas daljes ato treguan se nuk komunikojnë bashkë, jo se kanë hatërmbetje, por nuk janë bërë më bashkë. E duket se Sarah e ka thyer akullin e para ndonëse nuk e dimë se si do e presë Donaldi këtë veprim.

Kjo pasi kënga e re e Beatrix duket se i dedikohet historisë së saj me aktorin, madje nga ndjekësit është konsideruar si një kundërpërgjigje ndaj tij. Kënga e saj në bashkëpunim me Dj Geek, titullohet “Ma shumë se ti”. “S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”- thotë Beatrix gjatë këngës.

Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”

Kënga vjen dy ditë pasi Donaldi theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Në një postim në Instagram ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shkroi mes të tjerash ai.