Uncategorized

“Xhoni të la me gisht në gojë!” Debat i ashpër mes Sellmës dhe Kleonës: Je si ajo tetua që ha burra

Konkurrenti i ri i “Love Story”, Adriano, është bërë shkak i debateve të forta mes Kleonës dhe Sellmës. Sellma tha se ‘çunat durrsakë nuk e përballojnë dot Kleonën’, referuar takimeve të saj të mëparshme.

Gjatë spektaklit të sotëm ato janë përfshirë sërish në një debat pasi Adriano tha se ato po zihen për shkak të gjërave që kanë ndodhur më para. Kleona u shpreh se Jonny e la me gisht në gojë Sellmën teksa kjo e fundit iu kundërpërgjigj duke thënë se i duket si “tetua që ha burra te Pallati 176”.

Sellma: Nuk po zihemi me njëra tjetrën. U keqkuptova se menduan që thashë se çunat durrsakë nuk e përballojnë dot Kleonën se është shumë e mirë. Jo! Thashë që çunat durrsakë nuk dalin dot seriozisht me atë që ka shfaq sot Kleona këtu. Nuk thashë asgjë tjetër përveç kësaj këtu dhe u mor si u desh tek Talk-u.

Kleona: Përderisa Sellma nuk e ka gjetur dot në Durrës i bie që durrsakët nuk “përballokan” as Sellmën.

Sellma: Ja durrsakun ku e kam, edhe Jonny-n.

Kleona: Jonny të la me gisht në gojë dhe do të lerë edhe ky tani i dyti.

Sellma: Ty Jonny të përzuri me të katërta këmbët dhe pastaj Kristit kur i mbyllën sytë e tregoi se ça mendonte. Ne në Durrës e kemi parë 1 mijë herë një komedi që sa herë shikoj Kleonën më vjen për të qesh. Është komedia e pallatit 176, dhe Kleona më duket fiks si ajo tetua që ha burra.