Uncategorized

U komentua për marrëdhënien me kunatin, Antonela Berisha ironizon në rrjetet sociale

Aq shumë e ka përmendur Antonela Berisha kunatin e saj saqë e ktheu ‘në një personazh’ edhe pse ai nuk është figurë publike. Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” ajo ka folur shpesh për të duke thënë se ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Megjithatë, Antonela vendosi mos të zbulojë identitetin e tij duke iu referuar thjesht si ‘kunati’. Përveç kuriozitetit të njerëzve për të mësuar se kush është ai, pati edhe shumë komente negative dhe aludime. Por, ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk ngurron t’i marrë me sportivitet dhe madje të bëjë edhe video ironike.

Ajo ka postuar një video në TikTok ku shkruan: “Kur ngel pa lekë dhe telefonon kunatin”, teksa e ka shoqëruar me këngën e Varrosit dhe pjesën ku thuhet: “Alo, Toni si je zemra vëllait? Ma nis ndonjë lekë se jam në kokërr të hallit. S’kam bukë me hongër, po më ik truni. Jam mërzit aq shumë, s’po më zë as gjumi.”

Në media është aluduar se kunati i Antonelës është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit. Tashmë ai është në lidhje me motrën e Antonelës dhe do bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

Sa i përket Antonelës, pas daljes nga “Për’puthen” ajo ka zgjedhur që jetën private ta mbajë larg syve të publikut dhe nuk dihet nëse është apo jo në një lidhje.