Uncategorized

Gjiko akuzohet për përdhunimin e një të miture disa vite më parë por si e ka pritur Elita Rudi këtë lajm?

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, është përballur sërish me akuzat se ka përdhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015 teksa së fundmi janë zbardhur dhe detaje të reja nga skandali.

Sipas “Gazeta Insajderi”, organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në qytetin e Prishtinës dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.

Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se e mitura, banore në fshatin Sos, është mashtruar nga reperi i cili ka thënë se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në spote të këngëve të tij.

Pas këtyre premtimeve të Gjikos, sipas aktakuzës e mitura ka pranuar të shkojë në banesën e tij në lagjen Arbëria, në Prishtinë ku ai dyshohet se e ka droguar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Akuzat e ngritura ndaj artistit janë tej mase të rënda, sa mund të arrijë të dëmtojë dhe martesën e tij me Elita Rudin. Mirëpo si ka reaguar moderatorja në lidhje me këtë lajm?

Mesa duket Elita ka zgjedhur përsëri të mos reagojë rreth çështjes, madje duket sikur kjo situatë nuk po ndikon aspak në marrëdhënen e tyre. Bashkëshortja e reperit ka postuar në Instagramin e saj disa video ku shfaqet me vajzën e vogël teksa e ushqen dhe kalojnë disa momente së bashku.

Disa ditë më parë ajo publikoi dhe një video me Gjikon ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën. Në këtë mënyrë ajo ka treguar gjithë mbështetjen e saj për partnerin dhe se i shumëzon me zero të gjitha akuzat në drejtim të tij. Nuk dihet ende nëse Elita do ta mbështesë përsëri bashkëshortin e saj dhe pas gjithë ktyre akuzave të rënda që janë bërë ndaj tij.