Uncategorized

E larguan nga Top Channel, flet Eni Vasili: Isha shtatzënë rrija 12 orë e ulur në tryezë, s’mungova asnjë ditë

Pas largimit nga Top Channel, gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Open”, Eni Vasili, ka lajmëruar se transmetimet do të nisin së shpejti në ekranin e “Neës 24”, aty ku ka qenë edhe më parë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Eni shprehet se “po realizohet një super studio ekskluzive me të cilën do ju njoh së afërmi”. Ajo gjithashtu përmend sakrificat që ka bërë për Top Channel kur nuk e braktisi detyrën e saj për asnjë moment të vetëm edhe pse ishte në muajt e fundit të shtatzanisë.“Emisioni Open në Top Chanel këtë të enjte nuk do te jete ne transmetim. Ashtu sic e lajmërova në një emision të regjistruar te henen e shkuar udhetimi ynë në Top mbërriti në stacion.4 vite më parë detyra që na u vu përpara ishte nje super sfidë, ajo e rikthimit të vëmendjes së publikut .Kjo sfidë bashkë me shumë të tjera që koha na vuri përpara, sot rezultojnë të jenë një sukses për të cilin e vlen të ndjehet i përmbushur kushdo që dha kontribut.

Koha në Top për mua do jetë e paharrueshme edhe për një arsye personale.Aty lindën vajzat e mia. Kaluam të treja 9 muaj te jashtëzakonshëm në studion e Open , nuk munguam asnje ditë në tryezën e debatit, qëndruam për 12 orë të ulura në një studio transmetimi ne zgjedhjet e prillit, e lamë studion vetëm dy javë përpara se krijesat e mia të embla te vinin në këtë botë e u riktheva në shtator në punë ndërsa ato ende nuk kishin bërë 40 ditë.Sot kur e kthej kokën pas mund te ndjehem vec krenare për përkushtimin dhe sakrificën me të cilën cdo ditë e vesh pasionin tim për punën që bëj. Ju perulem me zemër në dorë për tu falenderuar për besimin që më dhatë në këto vite”, shkruan ndër të tjera gazetarja e njohur.