Uncategorized

Si ndodhi plagosja në Sauk, sherri për një vajzë dhe reagimi i Don Phenom për ngjarjen

Një situatë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Saukut në periferi të Tiranës. Pas një sherri mes disa personave një person, Sh.M., 39 vjeç është plagosur në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Sh.M, mbeti i plagosur nga përplasja me armë, me disa persona që ishin në club.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet ku pritet të japë versionin e tij mbi atë që ka ndodhur. 39-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa raportohet se gjendja e tij është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona, për të dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen.

Dëshmitarë nga vendngjarja theksojnë se autorët pasi qëlluan të plagosurin kanë mundur të largohen. Ata kanë hipur në një nga linjat e taksive që operojnë në kryeqytet dhe janë larguar. Policia është vënë në ndjekje të tyre. Shkaqet e konfliktit që ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit ende nuk dihen mirëpo dyshohet se shkak mund të jetë bërë një vajzë.

Mbrëmjen e kaluar në atë club performoi reperi Don Phenom. Ky i fundit u aludua në media se mund të ishte i përfshirë në ngjarje, por ai i ka hedhur të gjitha poshtë. Përmes një video-live, reperi sqaroi se pas përfundimit të koncertit, ai u largua pa pasur konflikte me njeri.

‘Ka ndodh disa probleme, asnjë gjë nuk më ka ndodhur mua. Nuk kam asnjë problem, nuk e di cfarë ka ndodhur në koncert, pasi e kam mbyll unë koncertin kanë ndodhë disa koncerte. Unë kam ikur në shtëpi, gjithçka është në rregull. Marini s’ka asnjë problem. Unë këndova, aty ishin full goca, pastaj ika në shtëpi. Më thonë ca ka ndodh o kusho, unë s’kam asnjë problem me asnjë.’- thotë Don Phenom.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sulmin me armë që ndodhi mesnatën e sotme në Tiranë. Policia sqaron se 39-vjeçari me inicialet SH.M u paraqit në ambientet e spitalit i plagosur në këmbë. Sipas forcave blu, i plagosuri është konflikuar me disa persona brenda lokalit që ndodhet në afërsi të Saukut. Deri më tani janë shoqëruar në polici 12 persona të cilët do të pyeten për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:
Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.