Uncategorized

“Nuk e bullizuam mjaftueshëm”/ Ndjekësja e revoltuar me deklaratën e Beatrix, ja përgjigjja e saj

Jo vetëm komshinjtë, Beatrix Ramosaj ka ‘çmendur’ edhe shumë njerëz me deklaratën e saj të fundit.

Shumë persona duken jo të lumtur me statusin e saj të fundit, duke e kritikuar se po përdor diçka të pahijshme për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj. Dikush ka shkruar në një status në Twitter për këngëtaren:

“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”

Ky koment i ka rënë në sy edhe Beatrix e cila shkruan se është më e fortë se sa e mendojnë.

“Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë nga ç’mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar“

Çfarë ndodhi dje?

Beatrix postoi një status në Twitter ku shkruante: “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, disa suportues, e të tjerë kritikë. Kjo u mor si ironi ndaj Bora Zemanit ndonëse ajo po e përdor për të reklamuar këngën e re.

Çfarë shkruante dikur Beatrix?

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”. – i shkroi këngëtarja Borës në fotot që postoi ajo pas surprizës që i bëri Semit dhe Donaldit në “Big Brother VIP”. Ky koment mori vëmendje sidomos pas lidhjes së saj me Donaldin dhe njerëzit e risollën në vëmendje si një gjë jo shumë të bukur.

Shumë prej tyre janë të mendimit se ajo ka qenë fanse e historisë se Donaldit dhe Borën por u lidh me të pa folur rreth ndjenjave të tij. Kjo nuk është hera e parë që Beatrix e përmend këtë koment. Edhe kur ishte e ftuar në “Fan Club” ajo tha se i çmendi komshinjt kur doli Egzona.

Çfarë po ndodh mes Beatrix-Donald-Bora?

Donaldi po përflitet për një rikthim me Bora Zemanin me detajet e shumta që kapen çdo ditë nga fansat. Madje së fundmi është aluduar se ata do jenë protagonistë në një film. Moderatorja është shfaqur krah regjisorit Erion Bubullima dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, pamjet e dyshes në Vjenë, (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.

Thuhet se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të. Sikur mos të mjaftonte kjo prej ditësh flitet se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë në Vjenë.

Po ashtu në Internet qarkulloi një video që tregonte se makina e Donaldit ndodhej poshtë shtëpisë së Borës, duke lënë të kuptohet se ata janë takuar, ose pasi janë ribashkuar ose për tu sqaruar. Për më tepër, Bora ndjek në Instagram nënën e Donaldit dhe ‘folloë’ ia ka bërë së fundmi pasi ajo sapo e ka hapur faqen e saj në këtë rrjet social.

Sa i përket Beatrix nuk ka asnjë detaj konkret që e ka lidhur atë me Donaldin këtë periudhë. Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP” ajo njoftoi se është ndarë nga aktori dhe më pas ata hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur.