Uncategorized

Me kë e ka? Arbana Osmani thumbon me postimin e fundit në ”Instagram”

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar momente të këndshme nga përditshmëria e saj. Shpesh herë e kemi parë të postoj receta gatime, video gazmore nga dy djemtë, Jonin dhe Diellin apo edhe partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Së fundmi, moderatorja me anë të një postimi të bërë nga ‘’InstaStory’’ ka postuar një nga mini-serialet më të mira të momentit ‘’Inventing Ana’’.

’’ Më kujton një nga vajzat që unë njoh’’, ka shkruar Osmani në mbishkrim duke thumbuar, por nuk ka dhënë asnjë detaj më tej se kujt i dedikohet ky postim.

“Inventing Ana” përpiqet të ngrejë në pikëpyetje figurën e Anna Delvey-t (Julia Garner), ëndrrën amerikane, lidhjet e errëta. Anna Vadimovna Sorokin, e lindur në vitin 1991, u transferua nga Rusia për në New York në vitin 2013. Asokohe, ajo krijoi një identitet të rremë, duke i shtirur si Anna Delvey dhe pretendonte se ishte një trashëgimtare e pasur gjermane.

Anna Sorokin e ndryshonte vazhdimisht historinë e trashëgimisë së saj dhe pretendonte se kishte një fond prej 60 milionë euro në bankë, në mënyrë që të justifikonte qëndrimet në hotele luksoze. Ajo u thoshte miqve, figura të pasura në Neë York, se kishte vështirësi në tërheqjen e parave, në mënyrë që ata të paguanin për të. Në vitin 2017, u arrestua. Më pas, policia vërtetoi se Sorokin arriti të vidhte gati 275,000 dollarë. Aktualisht, ajo është e burgosur në burgun e Bedford Hills, në Neë York, ku është dënuar disa herë për thyerje të disiplinës.