Uncategorized

Kantautori Bojken Lako dënohet me tre vite burg, ja arsyeja

Kantautori i njohur Bojken Lako është dënuar me 3 vite burg nga gjykata e Tiranës për ndërtim të paligjshëm.

Shkak janë bërë punimet në një godinë të marrë me qera për ta kthyer në një studio muzikore që kanë bërë që artisti të dënohet për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm“ për qëllime fitimi. Megjithatë dënimi i është konvertuar në shërbim prove.

“Në rastin konkret rezulton se shtetasi Boiken Lako ka kryer punime që kategorizohen si punime që kërkohet pajisja me leje ndërtimi sipas nenit 11 të VKM-së 408 ‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit’. Punimet e kryera nga shtetasi Boiken Lako konsistojnë në krijimin e një strukture të re, duke ndërtuar mure, hapur dritare, kasat e dyerve dhe instalimet elektrike. Shtetasi Boiken Lako nuk ka aplikuar për leje ndërtimi, por thjesht është mbështetur tek një kërkesë e Njësisë Administrative Nr.7. Siç rezulton nga deklarimet e shtetasit Boiken Lako, proces-verbali për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tabela fotografike, punimet e kryera nuk janë punime të brendshme, por është ngritur një ndërtim i ri tërësisht e ndryshme nga ajo e mëparshme”, sqaron Gjykata.

Kohët e fundit Bojkeni ka qenë në qendër të mediave për shkak të romancës me Semi Jaupajn. Vitin që lamë pas këngëtarja konfirmoi ndarjen nga Bojkeni duke treguar se kanë mbetur miq të mirë. Ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurt për atë që po bënin.

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç. Megjithatë, romancën mes tyre të dy kanë preferuar ta ruajnë me fanatizëm dhe të mos ndajnë shumë detaje me publikun. Rreth dy vite më parë, Bojkeni rrëfeu në një intervistë planet e tyre për martesë, ku u shpreh se do bëjnë një dasmë të çuditshme dhe ndryshe nga ceremonitë e tjera. E në fakt, ky plan nuk u realizua kurrë, teksa nuk dihet ende arsyeja që ka çuar çiftin në marrjen e këtij vendimi.

Kur ishte në Big Brother VIP, Semi i surprizoi të gjithë duke thënë se ka nisur një njohje jashtë. Semi tregoi asokohe se i ka thënë personit në fjalë se dëshiron të jenë vetëm shokë e më pas është penduar për këtë gjë. Megjithatë, ajo ka thënë se nuk është ndjerë gati për të nisur diçka të re, pasi sapo kishte dalë nga një lidhje. Ndërkohë e ajo ka thënë se pas ndarjes nga Bojkeni nuk është dashuruar më.