Uncategorized

“Të sulmojnë, duan të të ulin”- Bledi zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga “Për’Puthen”, ironizon njërin nga çiftet e programit: Dashnorë të bukur por..

Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Bledi Beqiri u largua nga programi pak javë më parë duke shpejguar se vendimi i tij erdhi nga arsye “personale dhe familjare” pa dhënë detaje.

Së fundmi ai ka sqaruar më specifikisht arsyen e largimit të tij dhe ka bërë një deklaratë të fortë edhe për një nga çiftet që duket po krijohet në program.

Ish-konkurrenti ishte i ftuar në një intervistë, ku tregoi se përveç arsyeve personale kishte edhe disa momente të tjera që e shtynë të përfundonte rrugëtimin e tij më herët, pa gjetur ende një partnere.

“Kam pasur edhe arsyet familjare që i kam shprehur edhe në program brenda, që ata i dinë. Po edhe kohët e fundit po shikoja disa gjëra që nuk po shkonin ashtu siç i kisha planifikuar unë, siç i kisha menduar unë. Janë disa momente aty ku më vjen keq ta them por kur të shohin që ti nuk je në rregull dhe nuk je mirë emocionalisht, të sulmojnë që të të nxjerrin nga vetja dhe më tepër të të ulin. Këto gjëra nuk më pëlqejnë fare. Dhe thashë sa të dal dikushi që nuk jam, më mirë po largohem fare.”– tha ai në “Natë me Aulonën.”

Ndër të tjera ai u pyet edhe në lidhje me çiftin më të ri që po krijohet në program, Mikelën dhe Erionin. Bledi shprehu se nuk i shikon bashkë si çift duke i cilësuar si “dashnorë të bukur.”

“Dashnorë të bukur por kurrë bashkë! E ka thënë edhe Bruno këtë fjalë. Edhe i qëndroj edhe unë. Nuk i shoh bashkë”- u shpreh ai.

Bledi është një konkurrent mjaft i përfolur i programit, i cili ka zhvilluar disa takime romantike me vajza të ndryshme. Takimi i fundit ishte ai me Laureta Zybën, ku dukej se mes dyshes kishte shumë afrimitet. Megjithatë, pas kësaj, Bledi lajmëroi largimin e tij nga Për’Puthen nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Përshëndetje të gjithëve

Rrugëtimit tim në “Për’puthen” i erdhi fundi, unë nuk do të jem më pjesë e “Për’puthen” për disa arsye personale familjare ku do më duhet të largohem, më vjen keq që nuk arrita në përfundimin që unë doja të dilja me dikë bashkë… Por gjithmonë do të ngelet një eksperience shumë e bukur për mua dhe nuk do të harroj asnjëherë të gjitha momentet që kaluam bashkë, si të mirë si të keqe” – shkroi ai pak kohë më parë.