Uncategorized

“I pabesë”/ Plas debati mes Alesja Hoxhës dhe Astrit Osmanajt. Ky i fundit largohet papritur nga studioja

Krisja e miqësisë mes Rrushe Zybës dhe Alesja Hoxhës duket se vazhdon ende dhe kjo për faktin se vajzat pëlqejnë të njëjtin konkurrent, Astrit Osmanajn. Mirëpo në puntatën e sotme duket se marrëdhënia e këtij të fundit mes Alesjës është krisur.

Astriti u shpreh se ishte ndjerë mirë që në takimin e tij me Alesjan, Rrushja kishte reaguar ku sipas tij kjo gjë vërteton se ajo ka një pëlqim për të.

Këtë deklaratë nuk e ka pritur aspak mirë konkurrentja e cila e quajti Astritin ‘ të pabesë dhe se po bën lojë’.

Ky i fundit u shpreh se ajo ka bërë të njëjtën gjë dhe me njërin prej konkurrentëve ndërsa Alesja shtoi se arsyeja e lojës që po bën mund të jetë dhe në një formë ‘hakmarrjeje’ për shokun e tij.

Gjatë debatit njëri prej konkurrentëve ishte duke qeshur, gjë që e bezdisi shumë Astritin dhe papritur vendos të largohet nga studioja.

Pjesë nga debati:

Astriti: Para se të nisja takimin me Alesjan se dija që do shkonte kaq mirë dhe pasi që ndodhi gjithë ai takimi i mirë dhe pasi pash reagimin e Rrushes më pëlqeu se e shprehu dhe ajo që ka pëlqim tek ajo siç kam dhe un tek ajo dhe u ndjeva shumë mirë

Bora: Si ndihesh Alesja kur e dëgjon këtë pohim të Astritit?

Alesja: E përdorur në maksimum nga Astriti një mashkull i pabesë. Nuk e kam idenë fare së çfarë loje…

Astriti: Këtë gjë ia ke thënë dhe Arbrit ti të njëjtat fjalë

Alesja: Dhe ngaqë ke dalë më Arbrin jashtë programit kam frikë se ke marrë këshilla nga dikush tjetër jashtë

Astriti: Unë e pash që nuk po ndihem mirë me Alesjan dhe thashë se nuk është diçka e mirë që të vazhdoj akoma takimet me të.