Uncategorized

U nda nga Sabrine për Jasmin Kadriun? Ardian Bujupi u jep fund dyshimeve

Ardian Bujupi ka shuar një herë e mirë zërat që mes tij dhe Jasmin Kadriut ka nisur një romancë.

Që në nisje të bashkëpunimit të tyre për këngën “Tranova” ka patur aludime se përveç bashkëpunimit mes dyshes ka diçka më shumë. Por këngëtari është kujdesur që gjithmonë t’i mohojë këto zëra duke thënë se nuk është i lidhur me ish-konkurrenten e “Për’puthen”.

Ndryshe nga ai duket se Jasmina ka dashur të jetë qendra e vëmendjes dhe ta përdorë këtë rikthim në media pas mbylljes së aventurës me Andi Artanin me të cilin doli çift nga emisioni i dashurisë. E pyetur në intervista të ndryshme rreth kësaj teme ajo nuk ka dashur të pohojë ose mohojë duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private.
Para se të publikohej kënga ajo udhëtoi drejt Gjermanisë ku u takua me Ardianin, gjë që nxiti shumë dyshime. Por, edhe kjo ka qenë një lëvizje marketing për këngën. Këngëtari ka publikuar disa pastime me balerinën Sabrine Khan duke treguar se kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo duke ndarë me ndjekësit e saj një video duke darkuar me artistin nga Kosova. Në këtë mënyrë ata kanë shuar zërat se mes Ardianit dhe Jasminës ka një romancë.

Pas mbi një vit shkëputje, së fundmi ata janë shfaqur sërish bashkë në rrjetet sociale me foto e video të ndryshme. Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua në muaj të 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste.

Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artistja tha “Sabrine”. “Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonisht ku paralelizohen historia e dashurisë mes “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.

E kur kanë kaluar rreth dy vite nga ajo kohë, duket se ata tashmë janë sërish bashkë. Javët e fundit si Ardiani, ashtu edhe Sabrine kanë filluar të postojnë sërish foto e video me njëri-tjetrin në Instagram dhe TikTok.