Uncategorized

“S’kemi pse të zihemi për një mashkull”- Miqësia e tyre u kris për shkak të Astritit, dy konkurrentet e Për’Puthen në lot: Shoqe e keqe, të kam besuar por ti…

Krisja e miqësisë për shkak të një djali mes dy konkurrenteve të Për’Puthen, Rrushe Zyba dhe Alesja Hoxha, është rikthyer sërish në vëmendje gjatë puntatës së sotme.

Ishte Alesja, ajo e cila u prek gjatë emisionit dhe nisi të qajë. Kur u pyet se përse është në këtë gjendje, ajo tregoi se ka marrë shumë reagime në rrjet për shkak të situatave të fundit me Rrushen dhe Astritin.

Rrushja kishte shprehur pëlqim për konkurrentin, por pas takimit të tij me Alesjan ajo u shpreh e revoltuar ndaj saj duke i thënë se është futur “mes tyre.” Pëlqimi i Alesjas për Astritin solli një krisje të miqësisë së ngushtë që ajo kishte krijuar me Rrushen në program.

Biseda gjatë puntatës së sotme:

Bora Zemani: Çfarë të bën të ndihesh keq?

Alesja: Çdo situatë që më ka ndodhur këtu është shumë për mua.

Bora Zemani: Cilat situata konkretisht, sepse rrugëtimi yt këtu ka qenë i vështirë, je përballur me momente të ndryshme, por çfarë po të ngarkon kaq shumë tani?

Alesja: Po sepse i kam parë reagimet që kanë ndodhur këtu dhe çdo lloj gjëje tjetër… sulmet… “shoqe e keqe, shoqe e mirë” edhe nuk ndiej që jam shoqe e keqe.

Bora Zemani: Kjo të ka mërzitu më shumë, që të kanë konsideruar për shkak të situatave edhe si shoqe e keqe?

Alesja: Po.

****

Biseda mes Alesjas dhe Rrushes:

Alesja: Jam një shoqe e keqe apo një shoqe e mirë, si e ke menduar? Tani që je më e qetë.

Rrushja: Kush të tha që jam më e qetë?

Alesja: Okej, kur të qetësohesh du një përgjigje personalisht. Kur të qetësohesh. Ndoshta edhe pasi të mbarojë ky program dua një përgjigje personalisht.

Rrushja: Unë thjesht të kam besuar shumë edhe të kam vlerësuar shumë, por ti nuk ma ke kthyer me të njejtën anë. Prandaj kemi ardhur deri në këtë situatë. Thjesht jam shumë e lodhur psikologjikisht, nuk besoj më asgjë.

Ndërkohë në Prime-in e së shtunës, dy konkurrentet patën një përballje ku nu ki kursyen akuzat për njëra-tjetrën:

Rrushja: Ti nuk ke qenë afër meje, ka qenë Astriti dhe motra ime.

Alesia: Pse i hedh poshtë të gjitha?

Rrushja: Te Albi, ndoshta më ka bërë batuta, edhe të ëndërra dhe të kam thënë Alesia kshu kshu se të kam ditur si shoqen time besnike.

Alesia: Po ti nuk kishe një pëlqim.

Rushja: Edhe në momentin te parkingu, unë të thashë dua ta vazhdoj njohjen me Astritin dhe mendova se e le me aq.Ju të gjithë e keni parë si isha me Astritin

Alesia: Normalisht që do flisja për pëlqimin që kisha, s’kemi pse të zihemi për një mashkull.

Rrushja: Pse u fute mes nesh pra.

Alesia: Të kam parë më afër me Kristin. Ne kemi qenë shoqe, ndaç mohoje.

Rrushja: Jam prekur kur përmende flirtimin.

Alesia: Ai më tërheq…