Uncategorized

Lojtarët më të mirë nën 21 vjeç për këtë sezon, ja në cilin vend renditet Broja brenda 20-tshes

Ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për shumë talente në Europë, të cilët po bëjnë performanca të shkëlqyera me skuadrat e tyre, përfshirë këtu edhe sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

20-vjeçari ka dhuruar spektakël me skuadrën e tij, Sauthemptonin dhe kjo gjë ka bërë që ai të jetë pjesë e 20 talenteve më të mirë në Europë, sipas “CIES”.

Broja renditet në vendin e 13-të në renditje dhe cilësohet si një gjuajtës i kuadratit, me një mesatare prej 58.2% minutash të aktivizuara. Në vendin e parë qëndron sulmuesi i Arsenal, Bukajo Saka, i cili ndiqet nga Mejson Grinvud dhe Patrik Vimer.

Broja ka shënuar 9 gola në këtë sezon të tij të parë me Southampton në të gjitha garat, 6 vetëm në Premier League. Ai është huazuar deri në fund të sezonit te “shenjtorët”, ende nuk është vendosur e ardhmja e tij.

Chelsea nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e Brojës, pasi situata te “Blutë” pas largimit te presidentit Roman Abramovic nuk është aspak e qetë.

Për Brojën ka një interes të lartë nga disa klube të Premier League, ndërkohë që nuk mungon interesimi nga gjigantët e Serie A dhe të Bundesligës.