Uncategorized

Konkurrentes nuk i del e keqja me Efin, habit me deklaratën e saj: Personazhi më fallco në program

Konkurrentja e re e emisionit të dashurisë ‘’Përputhen’’, Filloreta Pira që në prezantimin e saj të parë deklaroi se ka ardhur me qëllime të qarta në program. Ajo u shpreh se ka pëlqim vetëm për një konkurrent, Mevlan Shabën.

Por siç duket gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë, kur puntatën në një nga puntatat e kaluara, Shaba ishte në takim me Filloretën dhe ftoi Efin për një kërcim. Kjo ka shkaktuar që mes dy konkurrentëve të ketë disi një armiqësi. Teksa ka qënë e ftuar në një emison, Pira ka treguar se nuk i ka raportet e mira me Efin. Ajo e ka cilësuar atë si personazhin më fallco në program.

‘’Efi perzonazhi më fallco, që nga mënyra se si sillet me çunat me gocat, në moment zihet, në moment të flet. Në një më fliste, kur unë flisja me Mevlanin dhe me ndonjë nga çunat e tjerë i hipte xhelozia dhe nuk të fliste gjatë gjithë javës. Unë kam kontakte me të gjithë gocat e programit por me atë s’ka’’, është shprehur ajo.
Kujtojmë këtu se Mevlani dhe Filloretën puntatën e kaluar në ‘’Prime’’ patën një përballje për të sqaruar situatën mes tyre. Biseda u shoqerua me debate të forta duke u përfshirë edhe Efi. Kjo bëri që Shaba të braktis përballjen me konkurrenten.