Uncategorized

O çfarë perle! Taulant Xhaka shënon golin më të bukur të javës (video)

Është mbyllur në barazim 2-2 derbi i Zvicrës mes Bazelit dhe Jang Bojsit, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të. Një ndeshje që ka parë si protagonist Taulant Xhakën.

Mesfushori shqiptar ka lënë shenjë me një supergol të realizuar në minutën e 41-të të takimit. Lojtarët e Jang Bojsit tentojnë të largojnë topin nga zona, por topi përfundon në këmbët e Xhakës.

Ish-futbollisti i Kombëtares provon menjëherë goditjen drejt portës, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Vërtet një supergol.

Ish-mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka festuar ditëlindjen javwn e kaluar. Urimet për mesfushorin kanë qenë të shumta, ndërsa një urim special ka ardhur edhe nga faqja e UEFA Euro 2024 në rrjetet sociale.

UEFA e ka uruar mesfushorin me supergolin e shënuar me Shqipërinëndaj Izraelit. Xhaka luajti 30 ndeshje me kuqezinjtë dhe golin e vetëm e shënoi në sfidën e Nations League kundër Izraelit në vitin 2018.

Pak muaj më parë, Xhaka vendosi t’i jepte lamtumirën Kombëtares shqiptare, ndërsa UEFA e uron mesfushorin pikërisht me golin e shënuar me kuqezinjtë.

Ai ishte një nga pikat kyce në eliminatoret dhe më pas në kampionatin Europian 2016, ku morrëm pjesë për herë të parë. Pak dëmtimet e shpeshta dhe pak keqkuptimet me Rejën bënë që ai ta mbyllte me Kombëtaren para kohe.