Uncategorized

Dj Dagz i bën Einxhel Shkirës një ‘dhuratë’ aspak të zakontë në 3 mujorin e parë të lidhjes

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po shijojnë dashurinë jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë në rrjetet sociale. Tashmë ata kanë bërë tre muaj lidhje dhe me atë rast Dagz i ka bërë Einxhel një dhuratë që nuk është aspak e zakontë.

Jemi mësuar që shpesh partnerët në këto raste të dhurojnë lule, çokollata, bizhuteri, udhëtime e gjëra të tjera të ndryshme. Por nuk është ky rasti i Dagz i cili e ka surprizuar të dashurën e tij meee… Shrek.

Ata kanë parë filmin e animuar bashkë dhe Einxhel ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale video nga mbrëmja romantike. Dj i njohur më pas e ka rishpërndarë në Instagram duke shkruar me humor: “Vetëm një dhuratë për 3 mujorin tonë të parë”.

Dyshja kanë treguar nëpër intervista se janë duke jetuar bashkë herë në Tiranë e herë në Prishtinë në varësi të angazhimeve të tyre dhe se ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht.

Moderatorja ka takuar familjarët e Dagz dhe është shprehur se është ndjerë shumë mirë. Madje me motrën e tij, Aurora ajo shfaqet shpesh në rrjetet sociale. Dy vajzat kanë treguar se janë të ngjashme me njëra-tjetrën dhe kjo i bashkon edhe më shumë. Madje, ato shpesh i bëjnë dhurata të ëmbla njëra-tjetrës.

Sa i përket Dagz ai ka takuar vetëm vëllain e Einxhel. Kjo e fundit ka thënë se nuk kanë patur mundësi të takohen me prindërit e saj.

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Einxhel iu dha mundësia të moderojë një program që do ketë në fokus shkollimin e vajzave që nuk kanë mundësi, për të cilën Einxhel është shprehur se e ka patur ëndërr dhe synim.

Deri tani nuk ka ende një zhvillim rreth këtij projekti që mund të fillojë sezonin e ardhshëm televiziv, në shtator.