Uncategorized

Sot hidhet shorti i Botërorit! Në Zvicër po luten të mos kenë Serbinë në grup, kanë frikën e “shqiponjës”

Sot në orën 18:00 në Doha të Katarit do të hidhet shorti i fazës së grupeve për Kupën e Botës 2022, që do të mbahet në muajin nëntor të këtij viti si asnjëherë më parë, pasi gjithmonë është zhvilluar në stinën e verës.

Kombëtaret pjesëmarrëse po presin me paudrim të mësojnë kundërshtarët që do të kenë përballë, ndërsa ka prej tyre që shprehin edhe preferencat e tyre, gjë mëse normale/

Kryeredaktori i prestigjozes zvicerane “Blick“, Andreas Boni, është shprehur se: “Ne sigurisht që nuk e duam Serbinë si kundërshtare në Kupën e Botës”. Duket se në shtetin helvet i ndruhen përsëritjes së ngjarjeve që ndodhi 4 vite më parë në Rusi.

Dy shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan golat e fitores për helvetët në përballjen kundër Serbisë dhe sigurisht që nuk mund të rrinin dot pa festuar me shqiponjë.

Ky gjest solli polemika nga pas, teksa pala serbe e konsideroi një provokim, pavarësisht faktit se një simbol i tillë thjesht tregon shqiponjën me dy krerë që ndodhet në flamurin e Shqipërisë.

Për këtë arsye në Zvicër dëshirojnë të shmangin një ballafaqim me Serbinë në këtë Botëror për të mos u përsritur ajo që ndodhi 4 vite më parë.