Uncategorized

Rikthehet Orest Sota, blen kompaninë e vëllait dhe babait të Alqi Bllakos

Alqi Bllako, i cili dorëzoi mandatin e deputetit pasi akuzohet nga SPAK, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, sot është arrestuar, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duket se është vënë në lëvizje për të shpëtuar pasurinë e tij, para se t’i sekuestrohet.

CNA.al ka mësuar se vëllai dhe babai i Alqi Bllakos, pronare të një fabrike birre, kanë shitur biznesin disa javë më parë. Bëhet fjalë për fabrikën e Birrës ”ALNED 91” në Ersekë, dokumenti më poshtë tregon shitjen e kryer.

Kompania e cila ka qenë në pronësi të Edmond Bllakos dhe Taned Bllakos, i është shitur ‘të famshmit’ Orest Sota, vetëm për 100 mijë lek të reja dhe kontrata mban datën 10.02.2022.

Orest Sota është njeriu që u ndalua në Elbasan në vitin 2017 dhe gjatë kontrollit në makinën ju gjet një shumë e madhe parash si dhe dy patenta lundrimi në emër të ish ministrit Saimir Tahiri.

Shitja e kompanive tregon që Alqi Bllako ka qenë në dijeni të problemeve që kishte me drejtësinë, dhe të afërmit e tij babai dhe vëllai kanë shitur gjithçka që të mos u sekuestroheshin.

CNA.al ka gjetur dhe të tjera lidhje sesi Orest Sota dhe fam,ijarët e tij janë paguar nga kompanitë e lidhura me inceneratorët. Një skemë e pastër që shkon nga kompanitë e inceneratorëve, tek Orest Sota dhe Alqi Ballko dhe familjarët e tij/cna.al