Uncategorized

“Mora guximin ta shoh!” Tha se do e hidhte në gjyq, Einxhel Shkira publikon videon e momentit kritik me Donald Veshajn

Einxhel Shkira ka parë një nga momentet më kritike të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”.

Dy muaj pas mbarimit të formatit, moderatorja ka vendosur të shohë këtë herë si publik momentin aq të bujshëm që i dha një drejtim tjetër lojës së saj.

“Pas dy muajsh mora guximin ta shoh edhe vetë”- shkruan ajo duke treguar pamjet në të cilat shfaqen edhe Donaldi dhe Beatrix.

Këta dy të fundit kanë patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me Dagz dhe Einxhel. Mirëpo, marrëdhëniet mes Donaldit dhe Einxhel filluan të lëkunden dhe ata u kthyen papritur në kundërshtarë. Në një zinxhir që u zhvillua atë mbrëmje, Donaldi nuk zgjodhi të shpëtonte Dagz, i cili mbeti në fund të zinxhirit së bashku me Einxhel duke dalë në televotim për tu larguar më pas nga shtëpia.

Kjo nxiti debate të forta mes Einxhel dhe Donaldit. Pavarësisht qetësimit të marrëdhënieve në momente të caktuara, ata nuk arritën më që të gjenin gjuhën e përbashkët. Dy protagonistët patën edhe debatin më të ashpër të këtij edicioni.

E gjitha nisi pasi moderatorja kishte thënë në dhomën e rrëfimit se Donaldi dhe vëllai i tij Romeo janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre. Gjë e cila nuk u prit mirë nga aktori që u drejtua asaj me fjalë të rënda duke thënë mes të tjerash: “Je vajzë nate”.