Uncategorized

Endrit Habilaj i përgjigjet Vjollca Hoxhës: A i vure gjobë Samir Manes duke anuluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?! Sokol Balla gjobë…

Pasi pronarja e Top Channel Vjollca Hoxha ka paralajmëruar pasditen e sotme se mund ta kallëzojë penalisht në prokurori se ka vënë gjoba duke përdorur televizionin e saj, ka ardhur përgjigja e gazetarit Endrit Habilajt, ish redaktor i emisionit Top Story.

Gazetari Habilaj nënkupton se Vjollca Hoxha i ka vendosur gjobë edhe biznesmenit Samir Mane, duke anuluar një emision kundër tij “Kadastra e Vlorës”.

Habilaj akuzon Vjollca Hoxhën për gjoba, duke nxjerrë disa detaje të përplasjeve dhe intrigave brenda Top Channel, ndërsa ka artikuluar një mesazh të fortë edhe për Sokol Ballën.

Habilaj paraljmëron se do të nxjerrë detaje të tjera në vijim.

Reagimi i plotë i Endrit Habilajt

Një sqarim për publikun!

Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.

Tani le të marrim me radhë disa fakte:

– E para, unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.

– E dyta, emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.

– E treta, emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë.

– E katërta, një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

– E pesta, një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

– E gjashta, zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie tek pedonalja dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

– E shtata, faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua ti kalohej atij. I sugjerojë të ngrejë një faqe vet, siç ka ngritur shumë gjëra.

– E teta, ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër.

– E nënta, thirrje për kolegët, ky është TOP CHANNEL!

Vijon….