Uncategorized

Në ditëlindjen e Fifit, Arbana Osmani publikon videon e bastit që lidhi me të para “Big Brother VIP”! Ja çfarë thoshte artistja

Mes urimeve të shumta që Fifi ka marrë sot për ditëlindje nuk ka munguar një as nga moderatorja e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani.

Filloreta Raçi feston sot ditëlindjen dhe bën 28-vjeç. Që në mesnatë në rrjetet sociale kanë nisur urimet e shumta për artisten nga familjarët, miqtë dhe fansat. E nuk ka munguar një urim publik as nga Arbana.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video nga shtatori i vitit të kaluar ku ato vendosin një bast për pjesëmarrjen e Fifit në “Big Brother VIP”. Artistja thotë në videon në fjalë se nuk ka shanse që ajo të bjerë në dashuri në reality-show. “Nëse unë shkoj në finale dhe dal nga aty e dashuruar, çfarë të duash të japë. Por nuk do ndodhë kurrë.”- shprehet Fifi.

Krah videos, moderatorja ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Fifula ime! Që në finale fare fare sot është më e dashuruar se kurrë dhe kështu qofsh gjithë jetën!”

Lojtës Videosh

00:0000:15

Në fakt Fifi pati një histori shumë kontradiktore dhe të komentuar gjatë eksperiencës së saj në formatin e njohur. Bëhet fjalë për raportin e saj me modelin nga Kosova Granit Çana. Marrëdhënia e tyre ishte shumë e ndërlikuar dhe në fillim u duk se do ishin çifti i parë i këtij edicioni.

Momentet intime, surprizat romantike dhe deklaratat e ëmbla nuk munguan mes tyre por në një moment të papritur ish-futbollisti vendosi t’i thoshte Fifit se nuk e sheh dot më shumë se shoqe. Kjo nuk u prit mirë nga ajo fillimisht por më pas e pranoi si vendim.

Pas daljes Graniti bëri disa deklarata të forta për Fifin duke thënë mes të tjerash se ajo ka probleme psikologjike, gjë që nuk u prit mirë nga Fifi kur e mësoi se çfarë kishte thënë. Javë më vonë ata u sqaruan dhe e përmirësuan marrëdhënien e tyre duke u shfaqur disa herë bashkë në rrjetet sociale.

Ndonëse pati raportime se ata kanë nisur një lidhje, dyshja tregoi se ka vendosur të jenë vetëm miq. Kjo pasi pak kohë pas daljes nga “Big Brother VIP”, Fifi nisi një lidhje të re me Adis Patushin që nga njerëzit është bërë i njohur prej lidhjes me modelen Adrola Dushi me të cilën ka edhe një djalë.

Që pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre Adisi dhe Fifi shfaqen kudo bashkë teksa artistja është prezantuar edhe me familjarët e Adisit. Ky i fundit i bëri të dashurës së tij sot një urim shumë të ëmbël. “Ti je shpirti im dhe të adhuroj, urime ditëlindjen”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit që publikoi në Instastory.

Fifi e ka ripostuar urimin e tij në Instastory dhe e etiketon atë “si gjysmën e saj më të mirë”.