Uncategorized

Fifi feston ditën e saj të lindjes, dedikimi i partnerit të saj na emocionoi të gjithëve

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Fifi feston sot ditën e saj të lindjes.

Artisja mbush plot 28-vjeç.

Ashtu siç nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Fifi mori një dedikim me fjalët më të ndjera nga partneri i saj, Adis Patushi.

“Ti je shpirti im dhe të adhuroj, urime ditëlindjen”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit që publikoi në‘Instastory.

Fifi e ka ripostuar urimin e tij në Instastory dhe e etiketon atë “si gjysmën e saj më të mirë”.

Që me hyrjen e saj në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, Fifi shpejt u kthye në një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, për shkak të rrugëtimit të saj në këtë format.Me daljen nga ‘BBV’, ajo krijoj një lidhje dashurie me ish-partnerin e Adrola Dushit me të cilin shpesh shfaqet në ambjente publike ku nuk mungojnë edhe puthjet e përqafimet për njëri-tjetrin.

Dyshja kanë treguar se janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.