Uncategorized

Dolën çift nga programi, ish-konkurrentët e ‘’Love Story’’ janë ndarë, ja detajet që ngritën dyshimet

Dea Vieri dhe Albion Zhegrova ishin konkurrentët e parë që dolën çift nga emisioni i dashurisë ‘’ Love Story’’.

Ata vendosën të largoheshin nga programi në mënyrë që ta vazhdonin rrugëtimin e tyre jashtë syrit të kamerave, por duket se dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

E di që jemi mërzitur me njëri-tjetrin dhe dua të falenderoj që më ke pritur, je kaq i përkushtuar.Për fjalët e ëmbla që më thua dhe më pëlqen shumë kur më thua çika jem dhe shpresoj të jem gjithmonë çika jote. Albion, i përzgjedhuri im je ti dhe shpresoj e uroj me gjithë zemër që të jem edhe unë e përzgjedhura jote”, ishte deklarata e Deas ndaj konkurrentit mbrëmjen kur vendosën që të largoheshin nga programi.

Sot ishte mëngjesi më i bukur për mua’, Dea dhe Albioni rrëfejnë çfarë ndodhi pas ‘Love Story’

Nga ana tjetër edhe Albioni ka bërë po të njëjtën deklaratë dashurie duke shprehur se Dea është e përzgjedhura e tij.

”Nuk e di as vetë si ta përshkruaj, por pas gjithë kësaj që ka ndodhur edhe ti je e përzgjedhura ime se të dua shumë”, tha Albioni.

Ndërkohë duket se marrdhënia mes tyre është krisur. Nëse shohim llogaritë e tyre personale Instagram ata kanë fshirë çdo foto që kanë dalë së bashku. Madje, ish-konkurrentët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Gjatë ditës së sotme Dea ka bërë një postim në Instagram ku është aluduar nga fansat se ka ironizuar ish-të dashurin e saj, Albionin.

‘’ Pas çdo vajze është është një ish- i dashur i saj që sillet si Kanye’’, ka shkruar ajo.