Uncategorized

Bora dhe Donaldi rikthehen së bashku? Pas udhëtimit në Vjenë, moderatorja ndjek…

Para disa ditësh në rrjet qarkulluan lajmet se Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë bashkuar sërish, pas daljes së aktorit nga “BBV”. Kjo sepse në rrjet qarkulluan disa foto ku dukej makina e Donaldit përpara shtëpisë së Borës, madje edhe në udhëtimin e fundit të saj drejt Vienës thuhet se dyshja kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi, Olti Curri ka publikuar në Instagram një fotografi me pamje nga Vjena, dhe krah saj ka shkruar, “Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vjenë”. Ndërkohë një ndjekës menjëherë i është përgjigjur se, “Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30, Bora 14:30”.

Fansat po shpresojnë një takim të dytë tanimë jashtë Shqipëria, nisur edhe nga fakti se Bora ka hedhur story duke e treguar hapur se ndodhet në Vjenë dhe Donaldi në anën tjetër ka shpërndarë në story club-in ku do të performojë dhe është në Laussanë të Zvicrës.

Por, e gjithë kjo “enigmë’ dhe provat e reja që kanë dalë tashmë në sipërfaqe nuk mbyllen me aq.

Së fundmi, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe nga një vëzhgim i shpejtë ajo që na bie në sy është fakti se moderatorja dhe mamaja e Donaldit ndiqen në Instagram.

Kjo është mjaft e çuditshme pasi teksa ‘i gjithë rrjeti zien’ nga një bashkim i mundshëm i moderatores, ajo në heshtje nuk ka reaguar, por familjarët e tij janë në rrjetet e saj sociale.

Kjo është një tjetër shenjë që tregon se marrëdhënia mes çiftit është rikuperuar dhe se ata mund të jenë ribashkuar.

E gjitha kjo padyshim mbetet për tu parë!

Rikujtojmë gjithashtu se pas daljes nga shtëpia e “BBV” Donaldi shkëputi çdo marrëdhënie të krijuar me Beatrix Ramosaj brenda këtij formati dhe ata kurrë nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ishte Trixa ajo që ka lajmëruar ndarjen e tyre e para përmes një statusi në Instastory ku shkruante:”Jo Histori False”.

Sakaq aktori kurrë nuk ka dhënë asnjë intervistë pas daljes nga ‘BBV”, por ëshët fokusuar i gjithi në karrierën e tij muzikore pasi është një nga emrat më të kërkuara në clubet e natës së bashku me Elgid Dodën dhe Romeo Veshaj.