Uncategorized

SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakos/ Rama: Në nivelin personal i keqardhur, por askush nuk e besonte që njerëzit me pushtet do shkonin para drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.

Rama deklaroi se kjo është dëshmi për reformën në drejtësi të mbështetur në PS duke iu përgjigjur skeptikëve që sipas tij nuk besonin se njerëz me pushtet do shkonin para drejtësisë.

Ai u shpreh se në nivelin personal është i keqardhur por në nivelin e detyrës theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i punës që është bërë për reformën.

“Të gjithë të barabartë. Habitem që ka akoma nevojë për të tilla pyetje. Gjithçka po ndodh. Kjo është përgjigja për ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej reformë në drejtësi, se do të vinte dita që edhe njerëz me pushtet do shkonin para drejtësisë. Nuk besonin se këtë reformë ne e ndërmorën me shumë vendosmëri bashkë me PS.

Do vazhdojmë ta mbështesim për të krijuar kushtet që me kohë, mund dhe durim, ngritjet dhe uljet e veta një proces reformimi i drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë për gjeneratën tjetër. Ne nivelin njerëzor jam i keqardhur por në nivelin e detyrës. I shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë”, tha Rama.