Uncategorized

Kledi Hysa zbulon si qëndron e vërteta e ndarjes së Sarah Berishës dhe Dj PM

Sarah Berisha dhe PM nuk janë ndarë: Kjo është pak por e sigurt.

Pas daljes nga Big Brother VIP, blogerja dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, thjesht kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto a video së bashku dhe në intervista kanë thënë se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut. Por, fakti që ata mundohen të qëndrojnë privatë ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se mund t’i kenë dhënë fund lidhjes.

Ka qenë Kledi Hysa, ish-banori i “Big Brother VIP” ai që ka postuar një video me çiftin teksa janë të tre. “A u gëzuan?”-pyet Pm, kurse Kledi thotë: “Këta të dy do jenë gjithmonë bashkë.” Kështu modeli ka shuar çdo dyshim që mund të ketë lindur te njerëzit.

Jo më larg se ditën e djeshme, Sarah tha në një intervistë se po mundohen që romancën e tyre ta mbajnë larg syve të publikut sepse duan ta shijojnë vetëm të dy. “Unë dhe PM mundohemi ta mbajmë private lidhjen tonë. Nuk postojmë gjithë kohës. Njerëzit shumë herë mendojnë se mund të jemi ndarë. Por duam thjesht ta shijojmë lidhjen në privatësi.” (KLIKO)

Por, si vijon lidhja e tyre jashtë kamerave? Blogerja ka treguar se edhe ata kanë luhatjet e tyre si çdo çift por shkojnë shumë mirë pavarësisht distancës. “Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë.”-tha Sarah në një intervistë.

Sarah dhe PM janë një nga tre çiftet e edicionit të parë të “Big Brother VIP” në vendin tonë. Së bashku me Einxhel Shkira dhe Dagz ata janë dy çiftet që po vijojnë ende lidhjen jashtë pasi Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj u ndanë menjëherë pas mbarimit të formatit.

Lidhja e tyre nisi me shumë vështirësi me Sarah që u tregua e pavendosur dhe u rezistoi disa javë përpjekjeve të PM për tu afruar me të. E kur artisti ‘u dorëzua’ ajo i dhuroi atij papritur një puthje në buzë që ishte edhe puthja e parë e këtij reality-show këtë edicion. Romanca vijoi e qetë dhe duket se e tillë është edhe jashtë. Ata kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit ndonëse nuk kanë dashur që lidhjen e tyre ta bëjnë zyrtare menjëherë.