Uncategorized

“Do të ma thuash vetëm mua dhe…”/ Konkurrenti i Për’Puthen i pëshpërin në vesh Bora Zemanit, për çfarë bëhet fjalë

Gjatë puntatës së sotme të emisionit Për’Puthen u transmetua takimi i shumëpritur i dy konkurrentëve, Ifigjenia Dhedhes ose siç njihet si Efi dhe Sami Berishës.

Ky i fundit ishte protagonist i puntatës me deklaratën e tij se ka marrë një vendim të rëndësishëm duke i bërë kuriozë të gjithë. Megjithëse disa nga konkurrentët supozuan se vendimi i tij mund të ketë lidhje me një deklaratë për Efin, me të cilën ishte në takim, Samiu nuk preferoi ta bëjë publike atë që kishte vendosur.

Por, ashtu si shumica e konkurrentëve në studio, edhe moderatorja Bora Zemani ishte shumë kurizoi të mësonte se për çfarë bëhej fjalë, madje i kërkoi Samiut t’ja tregojë në vesh vendimin e tij.

Biseda:

Sami: Kam marë një vendim, të bukur mendoj.

Bora Zemani: Ke marrë një vendim?

Sami: Mund ta them tani? Jo s’po e them.

Mevlani: Do të deklarohet.

Bora Zemani: Nëse është një vendim shumë i madh që kërkon…

Sami: Jo s’është momenti i duhur tani.

Efi: Sami po pse i nxjerr fjalët tani kam marrë një vendim jo ta them ajo s’ta them.

Bora Zemani: Do të ma thuash vetëm mua dhe e zgjedh unë nëse e bëj pjesë të momentit. Do ma thuash në vesh të lutem, eja pak tek unë. Ma thuaj vetëm mua se nuk e bëj publike këtë gjë.

Sami: Janë ato mendimet e mia që jam duke i marrë me veten janë në përpunim.

Arjan Konomi: Do tërhiqesh edhe ti?

Sami: Jo, sa të më rrahë damari jo.

Bora Zemani: Jo, unë se lë ma thuaj.