Uncategorized

Chris Rock bën daljen e tij të parë publike pas incidentit me Will Smith në “Oscar”

Pas skandalit në ceremoninë ‘Oscar” komediani Chris Rocky është fotografuar për herë të parë në publik.

Ai është fotografuar nga paparacët në Boston para se të nisë zyrtarisht turneun e tij botëror “Ego Death”.

Pasi u godit me shuplakë për shakanë që bëri për qethjen e flokëve të gruar së Will Smith, komediani i njohur bën daljen e tij të parë publike.

Ai u fotografua i veshur me një kostum sportiv në ngjyrë gri, xhup dhe kapelë në ngjyrë të zezë si dhe mbante të veshura një palë atlete sportive.

Sipas një burimi, numri i shitjeve të biletave për “Chris Rock Ego Death World Tour 2022’ është dyfishuar që nga incidenti i ndodhur të dielën e 27-Marsit.

Ndërkohë që bileta me vlerë më të ulët është rreth 125 dollarë, ndërsa ajo me vlerë më të lartë kap shifrën e 1350 dollarë.

Dy shfaqjet e tij të radhës do të jenë ditën e sotme, të enjten dhe të premten.