Uncategorized

Pas incidentit në sallën e koncertit, reagon menaxheri i Melindës, kërkon ndjesë publike fansit

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi para disa ditësh ka përjetuar një situatë aspak të këndshme gjatë koncertit të saj të mbajtur në Vjenë.

Teksa ajo po përformonte për publikun e mbledhur atje, artistja ka zgjatur dorën për të përshëndetur fansat dhe njëri prej tyre e ka tërhequr nga këmba ku gati e ka rrëzuar atë.

Situatë kjo e cila është agravuar disi pasi duhej ndërhyrja e sigurimit dhe menaxherit të saj për t’i ardhur në ndihmë reperes e cila vazhdoi të performonte.

Ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram ka reaguar edhe menaxheri i saj i cili sqaron të gjithë ngjarjen dhe i kërkon falje publike fansit.

“Sqarim për incidentin e datës 26 Mars ne Vjene: Kërkojë ndjese ndaj djalit për ‘sulmin’ qe e kam bere ne koncert. Te gjithë prej juve qe me ndjekin dhe keni pak ose shume informata për Granitin, jeni ne dijeni qe ne 7 vite si menaxher i këngëtareve, dhe ne 7 vite karriere me koncerte te panumërta nuk ka ndodh një gjë e tillë kurrë. Bile, bile shumica prej jush nuk më keni njohur sepse unë vet nuk e kam qejf vëmendjen, nuk kam qejf të jem titull i portaleve, gjithmonë kom pas dëshirë me qëndruar prapa kamerave, prapa DJ, e jo të dal në publik e aq ma pak me këso gjera negative, tronditëse. Mirëpo, po ju them që është skandali im i parë dhe ju premtoj që do të jetë i fundit”, ka shkruar Graniti.

Ndër të tjera ai u shpreh se bazuar në profesionin e tij gjithmonë primare është artisti, duke bërë kështu edhe reagimin e sotëm për të sqaruar të gjithë të vërtetën.

Nga këndvështrimi im po flas që ka qenë tmerruese, pasi në mendjen time si dhe në profesionin tim primar kemi artistin/en. Ka qenë punë sekondash, edhe kom menduar që fansi do e ngreh nga vetja Melindën e t’i bëj diçka shume të keqe dhe në moment nga frika e madhe mendja më shkon që është paguar për këtë gjest. E di që nuk është arsyetim të them që jam shqiptar (dhe krenar me këtë gjë), dhe gjaknxehtë por si të gjithë tjerët edhe un jam rritur në një frymë që një femër është një motër, nënë, vajzë, shoqe, grua e dikujt dhe në moment të parë që ajo nuk ndihet rahat nga një situatë e krijuar nga një mashkull duhet mbrojtur. Nga frika e madhe që mos po i ndodh diçka Melindës ka ardhur edhe reagimi im që nuk jam aspak krenar me të. Thjesht ka qenë punë sekondash, nuk e kuptova sakte se çfarë po ndodh, dhe instinkti i një mashkulli të mbrojë një femër se mos po i ndodh diçka”, thuhet tutje në postimin e tij.