Uncategorized

“Merr vesh nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime?” Beniada Nishani i përgjigjet ndjekësit

Që pas daljes nga “Big Brother VIP” Beniada Nishani është bërë pjesë e një emisioni sportiv.

Kur ishte pjesë e formatit, asaj iu realizua një ëndërr që kishte të bënte me të qenit prezantuese në një emision. Asaj iu propozua “Procesi Sportiv” dhe sigurisht që modelja pranoi.

Mirëpo tha se nuk merr vesh nga futbolli por shtoi se do mësojë rrugës, bashkë me gjuhën shqipe.

E pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale nuk mungojnë kritikat apo ironitë. Kështu, që fundmi në disa foto që Beniada ka publikuar në Instagram nga emisioni, dikush i shkruan: “A merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime”.

Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i është përgjigjur me një emoji duke qeshur me lot. Duket se ajo vazhdon t’i marrë gjërat me humor dhe sportivitet.

Ndërkohë, po ashtu Beniada është pjesë e “E diell” ku ka një rubrikë që e prezanton me Argjira Spancën.