Uncategorized

Konkurrentja e re pendohet për deklarimin për Mevlanin:”Mendoj se jam në vendin e gabuar”

Gjatë natës “Prime” të javës që lamë pas pjesë e “Përputhen” ju bashkua një konkurrente e re e quajtur Filloreta Pira.

Që në hyrjen e saj, ajo u deklarua se në këtë program është vetëm për Mevlanin, duke shpresuar se njohja do të vazhdojë më tej.

Filloreta ka treguar se të gjitha takimet e saj do t’i realizojë vetëm me Mevlanin dhe jo me djemtë e tjerë.

Mirëpo, Mevlani që nga hyrja e tij ka shprehur pëlqim të hapur ndaj Efit me të cilën ka zhvilluar shumë takime. Ndaj edhe deklarata e Filloretës i ka trazuar disi ujërat pasi ai sërish ka treguar se me Efin ka një pëlqim më të madh ndaj saj dhe interesi rritet dita ditës.Ditën e sotme, në puntatën e radhës të “Përputhen”.

Filloreta ka treguar se është shumë e dëshpëruar pasi edhe pse u deklarua për Mevlanin ai ende ‘vrapon’ pas Efit.

“Mendoj që kam ardhur në momentin e duhur, dhe besoj se ka patur një arsye që gjërat mes Efit dhe Mevlanit tashmë janë ezauruar.Nëse Mevlani vazhdon të shkojë pas Efit, por nëse ai vrapon pas saj unë nuk besoj se duhet të rri më këtu.”Megjithëse unë nuk do të heq dorë lehtë, sërish shoh një ftohje në sytë e tij”-është shprehur Filloreta.