Uncategorized

VIDEO/ Momenti i paparshikuar në Oscars, Will Smith nuk përmbahet, godet me shuplakë komedianin

Një moment i papritur ka ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori Will Smith ka goditur me shuplakë komedianin Chris Rock.

Shkak i kësaj duket se është bërë një shaka e komedianit me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith, bashkëshortes së aktorit Will Smith.
Chris Rock tha se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O’Neil) rruan kokën.

Siç duket, Will nuk e priti mirë komentin e Chris Rock. Edhe vetë Jada bëri një shikim që nënkuptonte bezdisje nga përmendja e flokëve.

Will u ngrit, shkoi drejt Chris, e goditi me shuplakë dhe më pas bërtiti me tone të ashpra që Rock të mos e përmendte emrin e gruas së tij. Duke marrë parasysh komentet online, përplasja e tyre nuk duket e stisur, megjithëse duhet thënë se ëill fillimisht u duk sikur qeshi me shakanë, para se të ngrihej për ta gjuajtur.