Uncategorized

Pas zërave se janë zënë, Arbana Osmani bën veprimin e papritur ndaj Fjoralba Ponarit!

Ose gjërat janë rregulluar ose Fjoralba Ponari dhe Arbana Osmani nuk janë përplasur kurrë sikurse u raportua nga disa media muaj më parë.

Dy moderatoret u tha se kanë debatuar ashpër mes tyre në ambientet e televizionit ku punojnë. E gjitha lidhej me takimin e Argjirës dhe Fjoralbës me konkurrenten e “Big Brother VIP” Einxhel Shkira. Moderatorja e reality show-t akuzoi mikeshat e Einxhel se po ndikonin në lojën e saj me informacionet e dhëna gjatë takimit.

Pas kësaj mbrëmje u tha se Arbana dhe Fjoralba janë përplasur me njëra-tjetrën. Fjoralba iu drejtua Arbanës duke i thënë se produksioni e veçanërisht ajo vetë duhet t’i kërkojnë falje për mungesë etike profesionale duke shtuar se “nuk i ka kthyer përgjigje vetëm për të mos i ulur prestigjin si zonjë shtëpie”, siç raportoi Kryefjala. (KLIKO)

Vetë dy protagonistet nuk i pohuan dhe mohuan kurrë këto zëra. Por një postim i Arbanës në rrjetet sociale ka treguar se ato vijojnë marrëdhëniet e mira së bashku. Arbana ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram” një foto teksa shikon emisionin “Portokalli” gjatë kohës që në ekran shfaqet Fjoralba. Mbi foto ajo ka shkruar vlerësime të mëdha për moderatoren, e cil ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë që nga humbja e mamasë së saj.

“E bukur, trime, e patrembur”, ka shkruar Arbana duke etiketuar Fjoralbën. Kjo e fundit e ka rishpërndarë duke shkruar: “Të dërgoj përqafime”.