Uncategorized

“Kam fjetur me të”- Dekarata Mikelës se ka kaluar momente intime me të, mërzit konkurrentin e Për’Puthen: I fut hundët kudo, më…

Disa ditë më parë gjatë një puntate të Për’Puthen, konkurrentja Mikela Pupa deklaroi se marrëdhënia e saj e Erion Kukën tashmë funksionon si një lidhje normale, madje ata kanë fjetur bashkë. Erioni, i cili nuk ishte i pranishëm kur u bë kjo deklaratë, shprehu në takimin e tij me konkurrenten se nuk i ka pëlqyer kjo deklaratë.

Teksa po transmetohej takimi i tyre i javës, gjatë bisedës Erioni i thotë Mikelës që i “fut hundët kudo”, dhe se nuk i ka pëlqyer fakti se ajo e ka thënë hapur që ata tashmë janë një çift i plotësuar dhe se kanë pasur momente intime bashkë.

Biseda:

Erioni: Një ditë që mungoj unë bëhet hataja aty. Ti çfarë s’thua.

Mikela: Më shpëtoi.

Bora Zemani: Po i thoje Mikelës që i fund hundët kudo? Çfarë të besdis?

Erioni: Mikela fut hundët vend e pa vend. Ka një opnion mbi gjithçka që mund të ndodhë, si në studio si jashtë, ka qejf të përfshihet të japë opinionin e saj. Nga njëra anë më pëlqen, nga njëra anë më besdis.

Kujtojmë se javën e kaluar, Mikela tregoi se ajo, Erioni dhe qeni i saj Coco kanë fjetur bashkë. Menjëherë nisën komentet në studio nga konkurrentët e tjerë por edhe nga moderatorja Bora Zemani dhe opinionisti Arjan Konomi.

Gjatë diskutimit Mikela pranoi se ajo dhe Erioni kanë pasur momente intime, megjithatë shprehu se pavarësisht se ka shumë ndjesi për të, nuk është e dashuruar.

Biseda:

Mikela: Ne flemë të tre dhe Coco (qeni) fle në mesin tonë, nuk ka problem.

Samiu: Janë bërë si familje e vogël. A do t’i bëni një vëlla Cocos?

Bora Zemani: Flini të tre?

Arjan Konomi: Na e sqaro pak këtë. Se thua edhe nuk e dashuroj edhe flemë bashkë.

Mikela: Kam ndjesi, kam ndienja por e dashuruar nuk jam. Lejen ty ta mora për mëkatin, mëkatin e bëra.

Bora Zemani: Dmth mund të themi që këtu kemi një lidhje të plotësuar?

Mikela: Po.

Bora Zemani: Hera e parë që dëgjojmë të flitet kaq lirshëm.

Mikela: Unë kam qenë që në momentin e parë lirshëm edhe pse jam pak në siklet tani. Unë e dashuruar them kur jam e gatshme të bëj gjithçka për atë njeri. Kam ndjesi shumë të forta, e dua atë djalë në jetën time, e dua në krahun tim.