Uncategorized

“Flejnë duke gënjyer”/ Mozzik shpërthen në deklarata të forta në rrjetet sociale. Për kë e ka artisti?

Gramoz Aliu ose ndryshe i njohur me emrin e artit Mozzik, ka reaguar i revoltuar ditën e sotme në rrjetet sociale.

Artisti ka postuar në InstaStory disa deklarata deklarata të forta ku në njërën prej tyre tregon se ‘i urren njerëzit dinak’ dhe krahas saj ka bashkangjitur kuptimin e fjalës ‘dinakëri’.

“Të qenit dinak, veprim vqë bëhet për të madhtruar të tjerët, për t’ua hedhur pa kuptuar, veprim a sjellje prej dinaku, dredhi, dhelpëri. Vepron (punon) me dinakëri. E mori me dinakëri” shkruhej në foto.

Direkt pas saj ka ardhur deklarata tjetër ku ka thënë se përvec njerëzve dinakë , urren dhe ata të cilët janë mashtrues apo që jetojnë vetëm me gënjeshtra.

“Po edhe ata që gënjejnë janë… ata që zgjohen duke gënjyer dhe flejnë duke gënjyer!! E aq shumë gënjejnë saqë fillojnë duke i besuar vetes aq shumë gënjeshtra!

Edhe ata që mashtrojnë, mashtrojnë e vetëm mashtrojnë! Edhe ata janë…

Mirmëngjes vetëm njerëzve të mirë”- ka shkruar Mozzik.

Nuk dihet ende nëse kto reagime nga ana e këngëtarit janë thumbime ndaj ish-partneres së tij, Loredana Zefit me të cilën kanë dhe një vajzë. Kujtojmë se reperi i dedikoi një këngë artistes rreth një muaj më parë.