Uncategorized

Melinda Ademit i ndodh e papritura në koncert, incidenti me fansin bëhet viral

Koncerti i fundit i Melinda Ademit nuk ka qenë aq i këndshëm pasi është shoqëruar me një incident.

Kemi parë që fansat bëjnë çmenduri nga më të ndryshmet për idhujt e tyre. E sidomos gjatë koncerteve kur u jepet mundësia edhe t’i takojnë. Disa qajnë, të tjerë shkojnë duarplot me dhurata e të tjerë bëjnë veprime plot dashuri. Për shembull dikush i lidhi sandalet Taynës teksa performonte në skenë verë e kaluar dhe kjo vëri xhiron e rrjetit. Megjithatë, gjatë koncerteve ndodhin dhe të papritura dhe situata vërtetë të pakëndshme.

Një eksperiencë të shëmtuar duket të ketë pasur edhe Melinda së fundmi gjatë një koncerti. Bëhet fjalë për një moment ku dikush e tërheq nga këmba reperen e më pas nga krahu duke mos e lëshuar. Duket se ky gjest ka nervozuar dhe trembur jo pak artisten e cila reagon ndaj tij e revoltuar. Më pas ajo ka kërkuar edhe ndihmën e truprojave. Në videon e mëposhtme mund të shihni pamjet nga koncerti i mbrëmshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Melinda has në të tilla situata. Pak muaj më parë dikush nga fansat e preku atë tek të pasmet teksa ajo performonte në skenë. Padyshim kjo s’i ka pëlqyer aspak reperes e cila i është kthyer në mes të performancës duke i thënë “Oo mos më prek!”. Një gjest i tillë është i ulët dhe është dënuar nga shumë përdorues në rrjetet sociale të cilët janë të mendimit se veprime të tilla i ndan një fije e hollë nga ngacmimet seksuale.