Uncategorized

Floriana Gjini zbulon se ka shkëmbyer biseda erotike me një djalë, Bruno Shemsho ‘acarohet’ në emision

Floriana Gjini dhe Bruno Shemsho sapo kanë nisur njohjen e tyre jashtë Për’puthen dhe duket se ende nuk dinë shumë detaje rreth njëri-tjetrit.

Një fakt interesant për Florianën, Bruno e ka mësuar sot gjatë një interviste. Por, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë. Të ftuar në “E Diell”, gjatë një loje, Floriana tregoi për një histori erotike:

“Një natë po flisja me dikë dhe në muhabet e sipër u hapën tema erotike. Personi tjetër filloi duke më folur, madje po më tregonte pjesë nga jeta. Mua po më vinte shumë gjumë dhe më zuri gjumi me telefon në dorë. Kur hapa sytë isha “jerm” komplet, lexoj mesazhet që më vinin, që ishin mjaft erotike dhe ashtu përgjumësh i çoj një mesazh që as vetë nuk e kuptova se si. 800 lekë bën pija, sepse kisha harruar t’i paguaja dikujt”, shkruhej në letër.

Kjo gjë nuk u prit edhe aq mirë nga Bruno që iu drejtua me fjalët: “Do e flasim më vonë, do e sqarojmë”.

Më herët në një intervistë të pyetur lidhur me planet e të ardhmes çifti tha se të dy janë pro bashkëjetesës dhe jo martesës e gjërave tradicionale. Megjithatë, shtuan se është herët që të nisin që tani bashkëjetesën. (KLIKO)

Bruno i bëri një surprizë të papritur Florianës gjatë “Për’puthen Prime” dy javë më parë, duke e çuar në një ambient romantik të zbukuruar me drita dhe lule. Ai i shfaqi asaj një video që përmblidhte gjithë rrugëtimin e tyre në “Për’puthen”, njohjen, takimet, debatet nga fillimi dhe deri tani. E po ashtu, Bruno tregonte ndjesitë e tij për Florianën dhe cilësitë me të cilat ajo e bëri për vete.

Çifti shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, duke u rikthyer më pas në studio, ku Bruno i propozoi të largohen nga emisioni dhe mori një “Po” nga Floriana. Ata janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë.